Novi Sad: Nga një protestë paqësore në eskalim të situatës. / Photo: AA

Pas më shumë se katër orësh, protesta në Novi Sad përfundoi, e cila nga një protestë paqësore me ecje eskaloi në Sheshin e Lirisë, kur u demolua Ndërtesa e Qytetit, konkretisht persona të maskuar me shkopinj dhe gurë thyen dyert hyrëse dhe dritaret, si dhe shkatërruan të gjitha kamerat e mbikëqyrjes.

Organizatorët e protestës e dënuan këtë incident dhe shpejt u distancuan nga pjesëmarrësit e maskuar, të cilët vazhduan të sulmonin hyrjen e Ndërtesës së Qytetit, e më pas u përfshinë në përleshje me policinë në rrugën e afërt Modene.

Pas ardhjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Novi Sad, i cili foli përpara zyrës së degës lokale të SNS-së, situata në qendër u qetësua, dhe një pjesë e pjesëmarrësve në protestë u drejtuan drejt zyrave nga ku foli Vuçiq, duke hyrë në një debat verbal me mbështetësit e mbledhur të partisë përpara, ndërsa situata ishte në prag të përleshjes fizike.

Organizatorët e protestës kërkuan, ndër të tjera, dorëheqjet dhe përgjegjësinë penale për ata që janë përgjegjës për shembjen e strehës në Stacionin e Trenit, ku humbën jetën 14 persona, ndërsa viktima më e vogël ishte vetëm gjashtë vjeç, dhe njoftuan se protestat do të zhvendosen në Beograd nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. Protesta e mbrëmshme ishte një nga më të mëdhatë, nëse jo më e madhja në dekadat e fundit.


TRT Balkan / agjencitë