Elita e Policisë së Kosovës në protestë: Mos luani me ndjenjat tona!     /Foto: Ramush Haradinaj/Facebook

Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive të Policisë së Kosovës ka protestuar sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar rishikimin e vendimit për shtesat e rrezikshmërisë për këtë kategori.

Një nga pjesëtarët e kësaj njësie ka deklaruar para mediave se nuk lejojnë të përdoren politikisht nga politika. “I dini kërcënimet dhe rreziqet që operatorët e këtyre dy njësive i bartin gjatë gjithë kohës. Mos luani me dinjitetin tonë. Mos luani me ndjenjat e familjeve tona”, u tha në fjalimin e protestueve të mbajtur para objektit të Qeverisë së Kosovës. Protestuestit po ashtu theksuan se paknaqësite e tyre datojnë tashmë e dhjetë vjet, por se deri më tani ka pasur vetëm premtime.

Apeli i tyre iu drejtua kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që kërkesat e tyre të rishikohen dhe të pranohen. “Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve. Rrezikshmëria të caktohet me 50 për qind të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës” janë kërkesat e elitës së Policisë së Kosovës.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ditë më parë prezantoi shtesat për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, me çka shtesat e rrezkshmërisë për pjesëtarët e NjSI-së ishte 150 euro, kurse për Njësinë për eksplozivët dhe deminim – 120 euro.

TRT Balkan / agjencitë