Objektivat e Shqipërisë për 2024, Rama mbledh Qeverinë në Shëngjin      / Foto: Qeveria e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar në Shëngjin, në një takim të zgjeruar dyditor ku në fokus do të jenë objektivat e Qeverisë për vitin 2024.

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura i pari që ka mbajtur fjalën ka qenë kreu i qeverisë, Edi Rama, pas të cilit fjalë kanë marrë edhe ministrat tjerë.

Në fokus të diskutimeve në këtë mbledhje është edhe analiza dhe vlerësimi i punës së çdo ministrie për vitin që lamë pas.

Përveç ministrave, në këtë takim të pranishëm janë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi, si edhe krerët e komisioneve parlamentare, zv.ministrat, drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Kujtojmë që një ditë më parë, kryeministri Edi Rama vendosi të bëj disa ndryshime në kabinetin e tij ku për ministër të Ekonomisë dhe Kulturës emëroi Bledi Gonxhen.

TRT Balkan / agjencitë