Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qenë kritike ndaj qasjes së njëanshme të kryediplomatit evropian, Josep Borrell pas takimit të këtij të fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Osmani kujtoi Borellin se rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria.
"Ajo që pamë sot nga z. Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi, akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti tërësisht të shtrembëruar", shkruan presidentja Osmani në Facebook
Sipas saj, paqja dhe stabiliteti nuk mund të arrihen duke akomoduar ata që kanë ambicie hegjemoniste.
"Por, Kosova asnjëherë nuk do të heq dorë nga qëllimi i qartë për paqe e stabilitet afatgjatë si dhe rend e ligj në tërë territorin e saj", thekson ajo.
Mes tjerash presidentja Osmani ka shkruar disa nga Marrëveshjet e Brukselit, sipas të cilës janë të shkelura nga Serbia.
"Shkelja e obligimit për shpërbërjen e strukturave paralele ilegale kriminale, ashtu siç kërkohet në Marrëveshjen e vitit 2013. Përkundrazi, këto struktura sot përkrahen, financohen e armatosen nga Vuçiq, me qëllim të sulmit ndaj Kosovës sipas stilit e planit të Putinit", sipas presidentes Osmani është ndër marrëveshjet e para të shkelur.
Tutje, ajo i ka numër edhe 12 marrëveshje tjera siç është Ligji për amnisti, të cilin deri tani e ka miratuar vetëm Kosova. Pastaj
Pastaj shkelja e obligimeve nga Marrëveshja e vitit 2013, që kanë të bëjnë me mbajtjen e zgjedhjeve, ku Serbia siç shkruan Osmani vazhdimisht ka nxitur sulme ndaj partive serbe që nuk konsideroheshin besnike ndaj qeverisë së Serbisë.
"Kjo është konfirmuar disa herë nga raportet e ekipeve të vëzhguesve ndërkombëtare të zgjedhjeve", thotë Osmani.
21 Nën 2022
Osmani: Ajo që pamë nga Borell ishte njëanshmëri e hapur
Osmani kujton kryediplomatin Evropian, Borell se paqja dhe stabiliteti nuk mund të arrihen duke akomoduar ata që kanë ambicie hegjemoniste.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Lista Serbe kërkon reagim ndërkombëtar për mbylljen e komunave paralele
“Në letër kemi theksuar qartë rrezikun e veprimeve të tilla që synojnë dëbimin e çdo gjëje serbe nga Kosova”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe, e cila u ka dërguar letër ndërkombëtarëve pas mbylljes së institucioneve paralele në Kosovë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.