Osmani-Biden në Nju Jork: Aleanca e lirisë, aleancë e përjetshme.     /Foto: Vjosa Osmani/X

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Në fotografinë të cilën Osmani e ka publikuar në Facebook, shihet se të dy presidentët ia mbajnë fort dorën njëri-tjetrit, duke treguar aleancën mes dy vendeve.

“Aleanca e lirisë. Aleanca e përjetshme”, ka shkruar Osmani sipër fotografisë.

Gjatë qëndrimit në ShBA, presidentja Osmani ka zhvilluar takim edhe me Sekretarin Shtetëror të ShBA-së Antony Blinken, me këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Schole, si dhe me emisarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

TRT Balkan / agjencitë