Lidhur me hapjen e një klubi maqedonas ‘Nikolla Vapcarov’ në qytetin Bllagoevgrad të Bullgarisë, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së këtij klubi, siç tha ai, për të njëjtën arsye që nuk mori pjesë në hapjen e klubit bullgar ‘Car Boris III’ në qytetin e Ohrit.
Në një brifing me gazetarët, ministri Osmani tha se i gjithë procesi i hapjeve të klubeve të ndërsjella "duhet të kthehet në binarë normal dhe jo në frymën e garës reciproke".
Ai theksoi se kur ka mësuar kush e financon klubin maqedonas ‘Nikolla Vapcarov’ i ka pasur "të qartë të gjitha aspektet e hapjes".
"Ajo është një fondacion nga Kanadaja që ka ueb-faqen e saj dhe nëse i shikon qëndrimet ndaj interesave shtetërore dhe strategjike do të shihni se nuk është në funksion të interesave të shtetit dhe nuk pres që të jetë në funksion të interesave të qytetarëve apo marrëdhënieve. Nuk them se nuk kanë të drejtë, por nuk më pëlqen kjo tendencë për të keqpërdorur komunitetet nga aktorët politikë", tha Osmani.
Sipas tij, politikanët tani po kërkojnë hapësirë për një lloj agjende dhe kjo nuk është rruga që duhet të merret. Ai theksoi se nuk duhet lejuar që "dikush të rrëmbejë agjendën".
"Nuk do të shkojë për të njëjtat arsye që nuk shkova në hapjen e klubit në Ohër, sepse as njëri dhe as tjetri nuk u shërbejnë pakicës bullgare këtu dhe njerëzve atje dhe nuk është në frymën e bashkëpunimit. Unë thashë se hapja e klubit këtu nuk është në interes të komunitetit bullgar tek ne dhe njëjtë edhe për organizimin që qëndron pas klubit ‘Nikolla Vapcarov’ nuk mund të jetë në interes të komunitetit atje", tha Osmani.
Thirrje për pjesëmarrje të dielën në hapjen e klubit maqedonas në Bllagoevgrad të Bullgarisë kanë marrë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe presidenti Stevo Pendarovski, por asnjëra palë nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
Kujtojmë se hapja e klubit bullgar ‘Car Boris III’ në Ohër shkaktoi zemërim tek qytetarët lokal maqedonas, të cilët dolën edhe në protesta. Ata thonin se nuk janë kundër hapjes së klubeve të këtilla, por janë kundër emrit të klubit.
28 Tet 2022
Osmani: Hapja e klubeve, nuk është interes maqedono-bullgar
Hapja e klubit bullgar "Car Boris III" në Ohër shkaktoi zemërim tek qytetarët lokal maqedonas, të cilët dolën edhe në protesta. Ata thonin se nuk janë kundër hapjes së klubeve të këtilla, por janë kundër emrit të klubit.
AA
Lajme të ngjashme
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Steinmeier nuk premton anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE
Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier gjatë vizitës në Shkup tha se askush nuk mund të sigurojë që Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtare e BE-së deri në fund të vitit 2030, por e rëndësishme sipas tij është që të vendoset kjo si qëllim.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore