Nuk ka asgjë kontroverse në futjen e bullgarëve, malazezëve dhe kroatëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, tha ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti, Bujar Osmani, në takimin e tij me gazetarë. Ai, shprehu bindje se gjatë vitit të ardhshëm do të miratohen ndryshimet kushtetutese, ndërsa vërejtjet e subjekteve të caktuara politike i cilësoi koreografi të politikës ditore duke tentuar të fitohet një pikë politike shtesë. Për javën e ardhshme kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Osmani, paralajmëroi intensifikimin e bisedimeve për sigurimin e një shumice prej dy të tretash që nevojitet për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Në takimin vjetor me mediet ai theksoi se aspak e ndershme nuk është që çështja e anëtarësimit në BE të vendoset në politikën ditore të përplasjeve. “Esenca e ndryshimeve kushtetuese është se ata aspak nuk janë kontroverse dhe me këtë të gjithë pajtohemi, për shkak se një qasje, të cilën shteti tashmë e ka marrë, si një raport ndaj komuniteteve, tash i përfshin edhe komunitet e tjera, të cilët atëherë për rrethana të caktuara nuk janë përfshirë. Në rëndin tonë kushtetuese, përveç 20-të përqindëshit, nuk ka kategorizim tjetër, me të cilin do të përjashtohej ose do të përfshihej një komunitet. Nësë mundet të jenë bashkësi të tjera, pse t’i përjashtojmë malazezët, kroatët dhe bullgarët, dhe cilat do të ishin pasojat ndaj shtetit, përveç vërtetimit të imazhit tashmë të njohur në botë, e ajo është marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, harmonia ndëretnike, demokracia multikulturore”, tha Osmani. Ndryshe, ai tha se Maqedonia e Veriut është shndërruar në model se si shtetet e tjera duhet t’i zgjidhin çështjet.
26 Dhj 2022
Osmani: Javën tjetër intensifikojmë bisedimet për ndryshimet kushtetutese
Procesi i skriningut i Maqedonisë së Veriut dhe BE-së do të zgjasë deri në nëntor të vitit 2023, respektivisht deri atëherë në këtë shtet duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Steinmeier nuk premton anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE
Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier gjatë vizitës në Shkup tha se askush nuk mund të sigurojë që Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtare e BE-së deri në fund të vitit 2030, por e rëndësishme sipas tij është që të vendoset kjo si qëllim.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore