Osmani-Macron flasin për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike.    /Foto: Vjosa Osmani/Facebook

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Presidentja Osmani dhe Presidenti Macron kanë diskutuar mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike.

“Dje, me Presidentin Macron diskutuam mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, në partneritet me aleatët tanë dhe në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim”, ka thënë Presidentja Osmani.

TRT Balkan / agjencitë