Osmani: Partneriteti strategjik me ShBA-në përmirësoi raportet dypalëshe.     /Foto: Bujar Osmani/Twitter 

Projektet dhe fushat e dakorduara në kuadër të Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së tashmë janë pjesë e programit të punës së Qeverisë në drejtim të forcimit të institucioneve demokratike, përparimit në sundimin e ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, tha ministri i Punëve të Jashtme dhe kryesuesi aktual i OSBE-së, Bujar Osmani, në takim në Uashington me Zëvendëssekretaren e Shtetit të ShBA-së, Wendy Sherman.

Siç informon MPJ-ja, duke shënuar 15-vjetorin e krijimit të partneritetit strategjik me ShBA-në, të dy bashkëbiseduesit rikonfirmuan kënaqësinë e tyre për Dialogun Strategjik të suksesshëm të nisur vitin e kaluar, si një përmirësim i dukshëm i marrëdhënieve dypalëshe.

Në të njëjtën kohë, në takim Osmani dhe Sherman shkëmbyen mendime për çështjet më prioritare në lidhje me punën e OSBE-së dhe për tema të tjera të rëndësishme në rajonin e Organizatës.

Osmani, gjatë vizitës dyditore në Uashington, pati një takim me këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Schole, gjatë të cilit u bisedua për kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në dhe nismën ShBA-Karta e Adriatikut, si dhe u shkëmbyen mendime edhe për dinamikat rajonale dhe proceset integruese evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Një hap i tillë paraqet një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit dhe progresit të gjithë rajonit, veçanërisht në kontekstin e sfidave aktuale të sigurisë. Mbetemi të përkushtuar për përmbushjen e obligimit për ndryshime kushtetuese në vend me qëllim të mbarëvajtjes së procesit të negociatave me BE-në, theksoi Osmani.

Në takim u përshëndet edhe Aleanca e dy vendeve në kuadër të NATO-s, ndërsa u shpreh mbështetja për Ukrainën dhe popullin ukrainas, përkushtimi i ndërsjellë për ruajtjen e vlerave demokratike, si dhe dënimi i ashpër i agresionit ushtarak rus.

Në Uashington, shefi i diplomacisë Osmani u takua edhe me Ndihmësadministratorin e USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Erin McKee, dhe me shefin e parë për zhvillim në Korporatën Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC), Andrew Herskovitz.

Fokusi i bisedimeve Osmani-McKee ishte mbështetja e vazhdueshme politike dhe ekonomike e Shteteve të Bashkuara në fushat kyç të reformës, si arsimi, drejtësia, administrata publike dhe ekonomia, por edhe mbështetja amerikane nëpërmjet programeve të USAID-it që çuan në forcimin e proceset demokratike, institucionet dhe shoqëria civile.

Në takimin me Herskowitz, i cili vjen nga institucioni financiar që investon në projekte zhvillimore në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, Osmani iu referua mundësive për bashkëpunim në projektet zhvillimore që janë pjesë e Planit të Veprimit të Dialogut Strategjik me ShBA-në.

“U shpreh interes për vendosjen e bashkëpunimit më të ngushtë me DVC-në dhe shqyrtimin e mundësisë së hapjes së një përfaqësie rajonale në Maqedoninë e Veriut në të ardhmen, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Në kuadër të qëndrimit në Uashington, Osmani sot do t'i drejtohet Komisionit të Helsinkit në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA-së me temën "Presidenca e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023".

Në prezantimin e tij, siç informon MPJ-ja, ai do t'u referohet prioriteteve të Programit të Presidencës së Maqedonisë për vitin 2023, ndër të cilat fokusi më i madh është te njerëzit në terren në zonat e rrezikuara, si Ukraina, Moldavia, Evropa Juglindore, por edhe prioritete të tjera si lufta kundër korrupsionit, sfidat mjedisore, promovimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, demokracia etj.

Komisioni i Helsinkit është një komision i qeverisë amerikane që promovon të drejtat e njeriut, sigurinë ushtarake dhe bashkëpunimin ekonomik në 57 vende në Evropë, Euroazi dhe Amerikën e Veriut.

MIA