​Osmani takon Rugen: Theksova përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO / Photo: KosovaPress

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të martën Ndihmëssekretarin e Përgjithshëm për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.

Presidentja e Kosovës pas takimit me Ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Ruge tha se i ritheksoi mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.

“Kosova është e gatshme që t’i kontribuojë unitetit transatlantik në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë”, tha Osmani.

Kosova Press