Paga mesatare në Mal të Zi për dhjetorin e vitit të kaluar ka kaluar për herë të parë një mijë euro, duke arritur në 1.012 euro.
Paga mesatare në dhjetor të vitit të kaluar ishte për 198 euro më e lartë se në të njëjtën kohë të një viti më parë, në dhjetor 2023, kur ishte 814 euro.
Paga mesatare neto në dhjetor, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023, shënoi një rritje prej 24,3 për qind.
Paga mesatare pa taksa dhe kontribute në dhjetor të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Monstat, ishte 1,9 për qind më e lartë se në nëntor, pra shënoi rritje të vazhdueshme mujore gjatë gjithë vitit 2024.
“Nëse marrim parasysh se çmimet e konsumit në dhjetor shënuan një rënie prej 0,1 për qind në krahasim me nëntorin, rezulton se pagat reale për të njëjtën periudhë shënuan rritje prej dy për qind”, thuhet në njoftim.
Monstat bëri të ditur se vitin e kaluar paga mesatare bruto ishte 1.080 euro, ndërsa paga mesatare neto ishte 876 euro.
Ata thonë se nëse merret parasysh se çmimet e konsumit shënuan një rritje prej 3,3 për qind vitin e kaluar krahasuar me vitin 2023, rezulton se pagat reale shënuan rritje prej 7,1 për qind për të njëjtën periudhë.