Parlamenti grek legalizon martesat e së njëjtës gjini.    /Foto: AA

Parlamenti i Greqisë votoi të enjten vonë legalizimin e martesës civile mes së njëjtës gjini, duke u bërë vendi i parë krishterë ortodoks që lejon këtë.

Nga 254 deputetë që morën pjesë në votim, për projektligjin votuan shumica prej 176 deputetësh, kundër ishin 76, ndërsa dy abstenuan dhe 46 nuk ishin të pranishëm.

"Ky është një moment historik për të drejtat e njeriut, që reflekton Greqinë e sotme, një vend progresiv dhe demokratik i përkushtuar me pasion ndaj vlerave evropiane", tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis në X.

Greqia u bë gjithashtu vendi i 16-të i Bashkimit Evropian që legalizon martesat e së njëjtës gjini.

AA