Roja Bregdetare e Shqipërisë është zgjedhur drejtuese e Forumit të Funksioneve të Rojeve Bregdetare të Vendeve të Mesdheut për vitin 2024.
Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili u shpreh se pjesëmarrja aktive në diskutimet mbi sektorët kyç të “Blue Economy” si siguria detare, transporti detar, peshkimi, ndërsa turizmi bregdetar, e bëjnë Shqipërinë një pikë reference për zhvillimin e politikave rajonale për sigurinë detare.
Ministri informoi se në vjeshtën e këtij viti, ky forum do të mbahet në Shqipëri me pjesëmarrjen e 42 delegacioneve dhe organizatave ndërkombëtare, si ngjarja më e rëndësishme për zhvillimin e politikave rajonale për sigurinë detare.
TRT Balkan / agjencitë