Pendarovski: Riaktivizimi i Procesit të Berlinit, një lajm i shkëlqyer. / Photo: MIA

Nënshkrimi i trи marrëveshjeve të fundit për lëvizje të lirë në rajon me letërnjoftim, njohja e diplomave (të arsimit të lartë), përfshirë edhe kualifikimet profesionale të stomatologëve dhe të mjekëve, si dhe të arkitektëve, sipas presidentit Pendarovski janë një hap i madh drejt krijimit të tregut të përbashkët rajonal.

Riaktivizimi i Procesit të Berlinit me një program të ri të punës është një lajm i shkëlqyer, tha presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në konferencën “Bashkëpunimin i intesifikuar: Procesi i rinovuar i Berlinit dhe e ardhmja e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore.

“Procesi i Berlinit nuk është zëvendësim i anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, por një instrument për qasje më të shpejtë të të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE, tha presidenti Stevo Pendarovski.

Nënshkrimi i tri marrëveshjeve të fundit për lëvizje të lirë në rajon me letërnjoftim, njohja e diplomave (të arsimit të lartë), përfshirë edhe kualifikimet profesionale të stomatologëve dhe mjekëve, si dhe të arkitektëve, sipas presidentit Pendarovski janë një hap i madh drejt krijimit të tregut të përbashkët rajonal.

Ai, mes të tjerash, potencoi se nuk sheh arsye që këto marrëveshje të mos ratifikohen shpejt në parlamentet amë me qëllim që pastaj të hyjnë në fuqi.

“Procesi i Berlinit është iniciativë e përbashkët të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, çka është tepër më rëndësi nga pikëpamja e përgjegjësisë për funksionimin e tij, për shkak se mbi aktivitetin e tij ekziston monitorim nga aspekti i zbatimit të standardeve dhe rregullave evropiane”, tha Pendarovski.

Ndryshe, më 3 nëntor u zhvillua samiti i fundit i Procesit të Berlinit, nën udhëheqjen e kancelarit gjerman Olaf Scholz.

TRT Balkan / agjencitë