Përfundon e qetë protesta e shqiptarëve në Bujanoc/       Foto: Ardita Sinani/Facebook

Në mënyrë të qetë ka përfunduar protesta gjithpopullore e shqiptarëve në Bujanoc të Serbisë.

Para të pranishmëve me një fjalë rasti është paraqitur deputeti shqiptar në Kuvendin e Shqipërisë, Shaip Kamberi.

E përveç drejtuesve të Këshillit Kombëtar Shqiptar, në mbështetje ishte edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila ka shkruar se po ngrenë zërin për të drejtat e mohuara.

“Për marrëveshjet e paimplementuara. Për pasivizimin selektiv të adresave. Për mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Duke dëshmuar kështu mosnënshtrimin tonë, kundër shtypjes, shkeljes e diskriminimit. Për të dëshmuar qëndresën tonë”, ka shkruar Sinani.

Ndëkrohë, ditë më parë, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar-KKSh, Nevzad Lutfiu, ka theksoi se protesta në Bujanoc është e orientuar kundër Qeverisë së Serbisë dhe diskriminimit që po na bëhet në kontinuitet e i cili po shkon duke u thelluar.

TRT Balkan / agjencitë