Përplasen 2 trena në Greqi, dhjetëra viktima / Foto: Reuters

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së një treni pasagjerësh me një tren kargo në rajonin Elassona, në veri të Greqisë, në orët e para të së mërkurës.

Gjithashtu, 85 njerëz mbetën të lënduar, tha Vassilis Vathrakogiannis, përfaqësues i Shërbimit Zjarrfikës, raportohet nga televizioni publik ERT.

25 nga të lënduarit janë në gjendje kritike, tha Vathrakogiannis.

Treni i udhëtarëve, sipas raportimeve, bartte 250 njerëz, në linjën prej Athinës deri në Selanik.

Sipas raportimeve, disa prej vagonave dolën nga hekurudha dhe të paktën 3 prej tyre u përfshinë në flakë.

Mbi 30 vetura ambulance u dërguan në vendin e ngjarjes, ku po vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

AA