Në zgjedhjet e djeshme lokale në Slloveni, qytetarët sërish votuan për pesë kryetarët e komunave, të cilët janë në detyrë që nga viti 1994, në fakt ata morën mandatin e tetë.
Në mesin e tyre është kryetari i komunës së Cerklje na Gorenjska, i cili fitoi më shumë se 70 për qind të votave dhe kryetarët e komunave Rogashka Sllatina, Rogatac dhe Gornji Petrovac fituan përkatësisht 64 dhe 65 për qind të votave në raundin e parë.
Kryetarët e komunave të Prevaljës, Dobrnës dhe Bllokës fituan mandatin e tyre të shtatë.
Kryetarët e Dobrovnikut, Razkrizhjes, Jetalës dhe Raçe-Famas fituan mandatin e shtatë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale pa kundërshtar.
Në 51 komuna paraprakisht dihet kryetari i komunës, sepse për ato pozita ka aplikuar vetëm një kandidat.
Në këto zgjedhje të drejtë vote kishin 1.7 milionë qytetarë të rritur të Sllovenisë, të cilët vendosën se kush do të menaxhojë 212 komunat sllovene për katër vitet e ardhshme.
Përveç kryetarit të komunës, u zgjodhën edhe anëtarë të këshilleve të qytetit, e nganjëherë edhe anëtarë të komuniteteve lokale, fshatrash dhe rrethi.
21 Nën 2022
Pesë kryebashkiakë “të përjetshëm” në Slloveni morën mandatin e 8-të
Në 51 komuna paraprakisht dihet kryetari i komunës, sepse për ato pozita ka aplikuar vetëm një kandidat.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Thirrje nga Procesi i Brdo-Brionit: BE të përshpejtojë procesin e zgjerimit
Kabineti i Presidentit të Sllovenisë, tha se takimi i liderëve të Brdo-Brionit do të jetë një mundësi për të shqyrtuar situatën aktuale në rajon dhe për t'u bërë thirrje anëtarëve dhe institucioneve të BE-së që të përshpejtojnë procesin e zgjerimit
Artikujt në këtë kategori
“Kosova në CEFTA do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, jo më me UNMIK”
“CEFTA është zhbllokuar dhe nga tani Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, siç do të duhej, dhe jo me UNMIK. Një hap i madh përpara për përfaqësim dhe pjesëmarrje të barabartë në këtë trup rajonal”, shkroi ambasadori gjerman.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore