Deti është i rrezikshëm nëse nuk e njeh. Sidomos, nëse je fillestar në notim, apo nuk ke përvojën e duhur. Siguria e pushuesve në plazh mbetet ndër sfidat kryesore sezonale të shteteve që kanë dalje në det. Mungesa e vrojtuesve është evidente pothuajse në të gjitha plazhet në Shqipëri dhe Kroaci. Plazhet e Malit të Zi kryesisht janë të mbuluar me ekipe të vrojtuesve, por edhe këtu vërehet mungesa. Nevoja për vrojtuesit nuk është vetëm gjatë zhytjes në det, por edhe gjatë qëndrimit në plazh. Situatat e krijuara nga erërat e forta dhe temperaturat e larta, gjithashtu përfshihen në veprimtarinë e vrojtuesve.
Përgjegjësia e madhe që e bartë me vete një vrojtues rendit si arsyeja kryesore pse mungon interesimi te të rinjtë për këtë profesion sezonal. Lartësia e të hyrave dhe përgatitja psiko-fizike, llogaritet të jetë arsye shtesë pse mungon interesi për të punuar si vrojtues.
Plazhi i Ulqinit i njohur për rrymat e forta
Vrojtuesit në plazhin e madh të Ulqin janë në gatishmëri për sezonin e ri turistik. Në kullat e vrojtimit kryesisht qëndron nga një vrojtues. Angazhimi i tyre në këtë plazh është bërë përmes Kryqit të Kuq të Malit të Zi. Prej kur kjo organizatë ka filluar me trajnimet e vrojtuesve numri i pushuesve që kanë humbur jetën në plazhet e Malit të Zi shënon rrënie.
Rreziku më i madh për pushuesit në plazhin e madh të Ulqinit janë erërat dhe rrymat e fortë. Kjo llogaritet situata më kritike sipas vrojtuesve, posaçërisht kur notuesit vendosin të futen në det në kohë kur dallgët e tij shtohen. Duke këshilluar pushuesit në plazhin e Ulqinit, vrojtuesit theksojnë se ata duhet shumë kujdes t’i kushtojnë periudhës kur fryen era nga veriu, pavarësisht se gjendja e detit mund të jetë e qetë.
Viktima e parë për këtë vit në Mal të Zi, ishte një i ri nga Maqedonia e Veriut, i cili kishte shkuar në qytezën mes Ulqinit dhe Barit për të punuar.
Kroaci, vetëm 500 vrojtues të licencuar
Mbi 200 plazhe në Kroaci, kanë në dispozicion 500 vrojtues të licencuar. Të dhënat e Kryqit të Kuq flasin se ky numër nuk është i vogël, megjithatë thonë se është i pamjaftueshëm për t’i mbuluar gjitha plazhet në vend. Anketat e realizuara në plazhet e Kroacisë, nxjerrin në shesh paknaqësinë e pushuesve të cilët nënvizojnë se vrojtuesit janë tepër të rëndësishëm për sigurinë në plazh, por ata nuk vërehen mjaftueshëm.
Pajisja me licencën e vrojtuesit mund të bëhet vetëm nëse kandidati i interesuar mund të notoj 400 metra brenda tetë minutave, si dhe të bëjë një zhytje prej 25 metrash.
Shqipëria me vrojtues të përgjysmuar
Më shumë se gjysma e kullave të vrojtimit në plazhet e Shqipërisë janë boshe. Federata “Vrojtuesit e plazhit dhe shpëtimit në ujë”, në fillim të sezonit veror njoftoi se gjithandej Shqipërisë, ekzistojnë rreth tre mijë stacione plazhe, por se numri i vrojtuesve të certifikuar është rreth 1100. Së fundmi vrojtuesit në plazhin e Velibashtovës, janë ballafaquar me rrezikun e mbytjes së katër fëmijëve. Paraprakisht intervenime nga vrojtuesit janë regjistruar në plazhin e Shëngjit.
Vitin e kaluar në plazhet e Shqipërisi, humbën jetën 24 pushues, prej të cilëve 8 në bregdetin e Velipojës.
12 Kor 2022
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore