Plenkoviq beson se ka pasur "shumë padrejtësi" ndaj Maqedonisë së Veriut në më shumë se dy dekada dhe tha se ai do të avokojë për negociata më të shpejta midis atij vendi dhe BE-së.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq i tha kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, se vendi i tij ka përjetuar shumë padrejtësi në rrugën e drejt Bashkimit Evropian dhe se Kroacia do të vazhdojë të avokoj për përshpejtimin e këtij procesi.
“Mendoj se janë bërë kaq shumë lëshime nga pala maqedonase, sa që vështirë se ndonjë komb dhe vështirë se ndonjë vend do të pranonte të bënte kaq shumë hapa nga ana e tyre për të pëshpjetuar rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Plenkoviq, i cili e priti Mickoskin në Zagreb. Nikoqiri Plenkoviq shtoi se është i inkurajuar nga fakti se mbështetja e popullit të Maqedonisë së Veriut për integrimin evropian mbetet megjithatë e lartë, rreth 70 për qind.
Plenkoviq beson se ka pasur "shumë padrejtësi" ndaj Maqedonisë së Veriut në më shumë se dy dekada dhe tha se ai do të avokojë për negociata më të shpejta midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.
Ndryshimi i emrit i lejoi Maqedonisë së Veriut të anëtarësohej në NATO në vitin 2020 dhe t’i zhbllokonte rrugëtimin e saj drejt Bashkimin Evropian.
Kreu i Qeverisë së Kroacisë tha se "në këtë moment, marrëdhëniet dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë më të rëndësishme se komentet për disa paraqitje publike pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut" dhe se gjëja më e rëndësishme është që "fillojnë zyrtarisht negociatat".
Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nisi të enjten në Zagreb në vizitën e tij të parë jashtë vendit që nga marrja e detyrës tha se "është shumë e vështirë dhe e dhimbshme të përdoret mbiemri (i shtuar) në të gjitha takimet zyrtare". Pavarësisht kësaj, ai e kupton se anëtarësimi në BE është “realiteti i Maqedonisë së Veriut” dhe se është e nevojshme vetëm “të hapen pak dyert e tyre” dhe negociatat të fillojnë përfundimisht.
Negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian nuk u hapën për Maqedoninë e Veriut deri në vitin 2022, por më pas pati një ultimatum nga Bullgaria, e cila kërkon që Shkupi të ndryshojë kushtetutën dhe të njohë pakicën bullgare.
Mickoski tha se për ta ishte e vështirë dhe e dhimbshme që nuk mund të fillonin negociatat për kaq gjatë dhe se jo vetëm mund të bënin lëshime, por duhet të merrnin diçka në këmbim.
Kreu i ri i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, tha në fund të qershorit në Forumin e Dubrovnikut se qeveria e re në Shkup është e gatshme të ndryshojë kushtetutën dhe të përfshijë pakicën bullgare në atë dokument, por me klauzolën se ndryshimi do të hyn në fuqi në ditën kur Maqedonia e Veriut anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Plenkoviq dhe Mickoski i mirëpresin marrëdhëniet mes dy vendeve dhe theksuan se shkëmbimi tregtar ka kaluar 300 milionë euro në vit. Kryeministri kroat shtoi se një numër i madh i kompanive kroate janë të pranishme në tregun e Maqedonisë së Veriut.