Plenkoviq në Tiranë: Nuk është koha për t'u ulur në dy karrige.     Foto: AA

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, tha sot para Samitit të Bashkimit Evropian - Ballkani Perëndimor se bisedimet ndërmjet vendeve të rajonit janë zgjidhja e vetme dhe se Kroacia i inkurajon ato bisedime sa më shumë që të jetë e mundur.

Në pyetjen e një gazetari për pretendimet e analistëve dhe politikanëve të caktuar se Serbia nuk luan një rol pozitiv në rajon dhe është nën ndikimin e Rusisë, Plenkoviq tha se nuk është koha për t'u ulur në dy karrige.

"Një nga elementët e deklaratës që do të miratohet sot është detyrimi i vendeve të rajonit që të harmonizojnë politikën e tyre të jashtme dhe të sigurisë me politikën e Bashkimit Evropian. Nuk është koha për t'u ulur në dy karrige. Nëse Serbia ka ambicie dhe nëse vërtet është e përkushtuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, atëherë është koha të harmonizojë pozicionin e saj edhe në politikën e jashtme”, tha Plenkoviq.

TRT Balkan / agjencitë