Organet e sigurisë së Kosovës sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve
ligjore po vazhdojnë angazhimet e saj në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e
rendit dhe sigurisë publike, zbatimin e vendimeve të institucioneve të
RKS-së, si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe
zhvillimeve në Veri të Mitrovicës.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës nëpërmjet një
komunikate njofton se Vendimi për pajisje me dokumentin për hyrje-
dalje të qytetarëve që posedojnë dokument personal identifikimi të
lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të cilët paraqiten për kalim të kufirit
shtetëror të Republikës së Kosovës, ka filluar të zbatohet në nivel vendi.
“Dy pikat kufitare Jarinje dhe Bernjak vazhdojnë të mbesin të mbyllura
për qarkullim, për shkak të vazhdimit të bllokimit të rrugëve në drejtim
të këtyre dy pikë kalimeve kufitare, të cilat janë bërë me mjete të rënda
nga persona/grupe të organizuara kriminale”, thuhet në komunikatën e
policisë.
Informacionet zyrtare të organeve të sigurisë në Kosovë konfirmojnë se
dje, më 31.07.2022 pas bllokimit të rrugëve në Veri të Mitrovicës, në
katër raste ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të njësiteve
policore si dhe në një rast është dëgjuar të ketë ndodhur një detonim.
Fatmirësisht sipas policisë nuk raportohet për ndonjë qytetar apo zyrtar
policor të plagosur nga arma e zjarrit.
Deri më tani janë raportuar katër raste ku qytetarët shqiptarë të cilët
kanë qarkulluar në atë pjesë janë ndaluar dhe maltretuar, duke iu
shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e
tyre, nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e
organizimeve të bllokimit të rrugëve.
“Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme do ti ndërmerre në
bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.
1 Gus 2022
Policia e Kosovës vazhdon të ruaj sigurinë e vendit
Dy pikat kufitare Jarinje dhe Bernjak mbesin të mbyllura për qarkullim
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore