Policia e Kosovës zhvillon operacion kundër "strukturave paralele serbe".                Foto: Reuters

Policia e Kosovës ka nisur një operacion në disa lokacione të ndryshme për mbylljen e "strukturave paralele serbe" të mërkurën në mëngjes.

Sipas raportimeve të mediave lokale në Kosovë, operacioni po zhvillohet në disa rajone, derisa Policia nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë.

Policia konfirmoi se operacionoi policor përfshin rajonin e Prishtinës, Gjilanit, Gjakovës dhe Mitrovicës jugore.

Policia e Kosovës vitin e kaluar zhvilloi aksione të ngjashme për mbylljen e "strukturave paralele" në disa komuna si në atë të Pejës, Skenderajt, Istogut, Klinës dhe në komunat veriore me shumicë serbe.

Gjithashtu, autoritetet kosovare mbyllën edhe degët e Postës së Serbisë në veri, e cila funksiononte me sistem të Serbisë në territorin e Kosovës.

TRT Balkan / agjencitë