Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka mbërritur të martën për një vizitë zyrtare dyditore në Bosnjë e Hercegovinë.
Begaj u prit zyrtarisht në Sarajevë me nderime ushtarake nga kryetari dhe anëtarët e Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq, Zheljko Komshiq dhe Zheljka Cvijanoviq.
Aktualisht po zhvillohet takimi i anëtarëve të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës me Presidentin e Shqipërisë, pas të cilit është planifikuar takimi i delegacioneve të dy vendeve dhe një konferencë për shtyp.
Në kuadër të vizitës së tij në Sarajevë, Begaj sot do të takohet me anëtarët e kolegjiumit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Dhomës së Popullit të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë e Hercegovinës.
TRT Balkan / agjencitë