Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.
Në reagimin e tij të publikuar në rrjetet sociale, Begaj thekson se përshëndet marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon sipas tij fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit.
"I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon", ka shkruar Begaj.
Kujtojmë se kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman, njoftoi arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Rripin e Gazës, duke theksuar se zbatimi i saj do të fillojë këtë të diel.
Armëpushimi vjen pas fushatës gjenocidale të Izraelit kundër Gazës, e cila ka vrarë mbi 46.700 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, që nga një sulm ndërkufitar i udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023.