Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vërtetimin se Irani qëndron pas sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë.    Foto: AA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka dënuar fuqishëm sulmin kibernetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë.

“Ne i qëndrojmë pranë Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe qeverisë shqiptare dhe i bëjmë thirrje Iranit që të mbajë përgjegjësi për këtë veprim të paprecedentë”, ka shkruar osmani nw Twitter.

Ndryshe, Qeveria e Shqipërisë dje vendosi t'i ndërpresë të gjitha raportet diplomatike me Republikën Islamike të Irani, pas zbulimit se ajo qëndron pas sulmeve kibernetike ndaj shërbimeve publike më 15 korrik.

TRT Balkan / agjencitë