Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me nderime të larta ushtarake nga presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.
Siç njofton Zyra e Presidentes, presidentja Osmani tha se Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën dhe qytetarët kosovarë gjatë vizitës së saj zyrtare në këtë shtet, që gjithashtu ishte vizita e parë e një kreu shteti nga Kosova në Kolumbi.
"Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën!", ka thënë presidentja Osmani.
Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kolumbi, presidentja Osmani është pritur në takim edhe nga presidenti i Senatit dhe i Kongresit të Kolumbisë, Efrain Cepeda, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo.