Dhjetëra persona nga organizata e ashtuquajtur "Atdhetarët serbë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Sërpska" janë grumbulluar në afërsi të pikës kufitare në Jarinje, në pjesën e Serbisë.
Ata nuk po lejohen nga policia serbe që ta kalojnë kufirin për të hyrë në Kosovë.
Shumë prej të tubuarve janë me maska, ndërsa po bartin flamuj të Serbisë dhe pankarta të ndryshme, ndër të cilat veçohet ajo me mbishkrimin "Kurrë kufi, Kosova është Serbi".
Në Jarinje vërehet numër i madh i gazetarëve nga Serbia, ndërsa mediat e Kosovës, duke përfshirë edhe ato në gjuhën serbe, e kanë pasur të pamundur shkuarjen për shkak të barrikadave.
Ndryshe, në vitin 2008 disa ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pika kufitare në Jarinje u sulmua nga ekstremistët serbë, të cilët e dëmtuan dhe ia vunë flakën.
18 Dhj 2022
Protestë e serbëve në afërsi të pikës kufitare Jarinje
Shumë prej të tubuarve janë me maska, ndërsa po bartin flamuj të Serbisë dhe pankarta të ndryshme, ndër të cilat veçohet ajo me mbishkrimin "Kurrë kufi, Kosova është Serbi".
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Përvjetori i Goce Dellçevit, test për raportet Maqedoni e Veriut-Bullgari
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, dy shtete fqinje, kanë një të kaluar me ngritje dhe rënie në marrëdhëniet e tyre, ndërsa figura e Goce Dellçevit ka vënë në pikëpyetje edhe Marrëveshjen e Fqinjësisë së mirë ndërmjet Sofjes dhe Shkupit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore