Në seancën e sotme, Qeveria e Sllovenisë do të diskutojë njohjen e Palestinës dhe do t'ia përcjellë vendimin e saj Kuvendit Kombëtar, e cila pritet ta miratojë javën e ardhshme, me çka pritet të përfundojë procesi i njohjes sllovene të shtetit palestinez.
Rezoluta e propozuar për njohjen e Palestinës nuk ishte në rendin e ditës së seancës së sotme, të cilën Qeveria e përcolli të mërkurën, por kryeministri Robert Golob ditëve të fundit njoftoi se Qeveria do të vendosë sot për të, transmeton portali “Siol”.
Më 9 maj, qeveria ka nisur tashmë procedurat për njohjen e Shtetit të Palestinës. Më pas ajo njoftoi se vendimin do ta dërgonte në Asamblenë Kombëtare jo më vonë se data 13 qershor.
Siç tha Golob, njohja është vetëm hapi i parë në kërkimin e një zgjidhjeje afatgjatë të konfliktit izraelito-palestinez dhe Sllovenia, si një anëtare përgjegjëse e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është e detyruar të bëjë gjithçka për të vendosur paqen e qëndrueshme në Lindja e Mesme.
Të martën, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohën Palestinën. Duke vepruar kështu, ata iu bashkuan një grupi prej 140 vendeve që kanë njohur shtetin palestinez, gjë që zemëroi Izraelin.