Kryeministri Edi Rama nga Erseka foli sot për influencë ruse në Shqipëri, duke e lidhur atë me lajmet e pavërteta në medie, si dhe financimin e PD-së.
“Është një situatë në të cilën duhet një mirëkuptim i madh për faktet. Nuk mundet dot të themi: jo s’ka lidhje. Aq më tepër në vend që të informojmë njerëzit, të krijojmë kushtet për të rënë dakord për faktet e një lufte që na sulmon jo me bomba, por përmes energjisë dhe inflacionit, rrisim dozën e helmit, dezinformimit dhe ligësisë, në raport me publikun, përmes deklaratash që janë shpifje të ulëta dhe përmes pasqyrash mediatike që i reflektojnë ato lloj shpifjesh dhe i shtojnë ato më shumë“, tha Rama.
Sipas kryeministrit, këto nuk janë të rastësishme dhe as interes i vogël pushteti apo paraje. Madje ai shkoi deri aty ku vlerësoi se është evident ndikimi rus nëpërmjet financimit të partisë më të madhe opozitare në Shqipëri.
“Kjo është influencë e drejtpërdrejtë ruse në Shqipëri. Kur ne e kemi ngritur problemin e parave ruse që financonin PD, na thanë janë shpifje të Edi Ramës dhe SOROS-it. Mirëpo na doli në raportin e CIA-s. Dhe po ju them është vetëm maja e ajsbergut. Historia e zhytjes së asaj partie në thesin e rublave, as nuk filloi me atë që dimë dhe dini, as nuk ka mbaruar me atë. Është një aleancë rublash, mes të dy atyre partive dhe të cilave ju bëjnë jehonë disa pasqyra të shtrembëruara mediatike që helmojnë pa pushim me shpifje nga më banalet”, deklaroi Rama.
Duke folur për shtrembërimin e fakteve, Rama tha se “deklarojnë se ikën 700 mijë shqiptar nga 2008-2020 dhe nxjerrin lejet e qëndrimit, ndërkohë që e dimë të gjithë që lejet e qëndrimit nuk përkojnë me njerëzit e ikur po atë vit, pasi duhen vite për të marrë ato”.
31 Tet 2022
Rama: Influencë e drejtpërdrejtë ruse në Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Erseka, sot deklaroi se ndikimi rus në Shqipëri bëhet nëpërmjet financimit të partisë më të madhe opozitare në këtë vend.
ATA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.