Rama në Mynih, zhvillon takime të rëndësishme / Foto: Edi Rama / fb

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Mynih ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.

Në kuadër të kësaj konference, kryeministri shqiptar njoftoi se ka pasur takime të rëndësishme, derisa ka ndarë fotografi me Johannes Hahn, zëvendëspresident i Komisionit Europian, i ngarkuar për Buxhetin dhe Administrimin.

Rama bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale se me Hahnin folën mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.

📍Mynih - Takim me Johannes Hahn, zv.President i Komisionit Europian, i ngarkuar për Buxhetin dhe Administrimin, me të cilin folëm mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor🇦🇱🤝🇪🇺

Posted by Edi Rama on Friday, February 16, 2024

Në Mynih, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se ka pasur një bashkëbisedim vëllazëror edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, me të cilin tha se kanë disktutuar mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë.

“Biseduam për dy evenimentet shumë të rëndësishme mikpritës i të cilave do të jetë Tirana: Samiti i EJL- Ukrainë dhe Konferenca në nivel të lartë, e dedikuar për Planin e rritjes të BE-së. Më gëzon që takimi më 29 shkurt do të paraqesë vazhdim të takimit që u realizua në Shkup më 22 janar, duke e konfirmuar rëndësinë që ia kushtojmë përforcimit të mëtejshëm të ndërlidhjes rajonale dhe tregut të përbashkët rajonal, si parakusht për përgatitjen për hyrje në tregun e përbashkët evropian”, u shpreh në rrjetin social Facebook, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Në Mynih u takova me mikun dhe homologun tim të mirë, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama Biseduam për...

Posted by Talat Xhaferi on Friday, February 16, 2024

Në Mynih Rama po ashtu ka njoftuar ka takuar zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të kompanisë, TikTok, Theo Bertram.

Në këtë takim Rama u shpreh se me Bertram diskutoi me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes onlajn, si edhe u njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe.

📍Mynih - Në zyrat e Tik Tok me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Theo Bertram, ku diskutuam me mirëkuptim të...

Posted by Edi Rama on Friday, February 16, 2024

Konferenca e Sigurisë e Mynihut (MSC), takimi më i rëndësishëm global i politikanëve dhe ekspertë të politikave të sigurisë, filloi sot me pjesëmarrjen e dhjetëra krerëve të shteteve, qeverive dhe ministrave.

Temat kryesore janë konfliktet në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.

TRT Balkan