Kryeministri Edi Rama priti në takim dje ministrin e Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan. Ndërkohë, krue i Qeverisë së Shqipërisë në rrjetet sociale publikoi një foto nga takimi i zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë.
“Disa momente nga takimi si gjithnjë mbresëlënës me një mik të çmuar e tanimë të vjetër, një prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare, ministri i jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan”, shprehet kreu i qeverisë shqiptare.
Kryediplomati turk zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Tiranë në kuadër të një turi në rajon.
TRT Balkan