Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga automjeti i parë ushtarak i blinduar i prodhuar në Shqipëri.
Rama ka thënë se “Shota” është automjeti i parë ushtarak i blinduar “Made in Albania”.
“Mirëmëngjesi dhe me ‘Shota’ automjetin e parë ushtarak të blinduar ‘Made in Albania’, një prodhim i ri i çikës sonë bulqizake Arjeta Puca dhe ekipit të saj fantastik të gocave profesioniste, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Ndryshe, “Shota” është një automjet i blinduar ushtarak i projektuar në Shqipëri për të përmbushur standardet më të larta ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.
Kompania prodhuese ka theksuar se “Shota” është fillimi i një serie inovacionesh të reja në sektorin e mbrojtjes.