Raport: Një në pesë grekë rrezikon të bie në varfëri.     /Foto: AA

Pothuajse 1 në 5 grekë rrezikon të bjerë në varfëri, tregon raporti i Autoritetit Statistikor Grek (ELSTAT).

Rreth 1,95 milion nga 10,4 milionë qytetarë dhe mbi 740 mijë nga 4,05 milionë familje greke janë në rrezik të varfërisë, thuhet në raportin e ELSTAT të publikuar më 8 maj.

Sipas raportit, pragu i varfërisë në vend është 5.712 euro (6.271 dollarë) për një familje me një person dhe gati 12 mijë euro (13.175 dollarë) për një familje me dy të rritur dhe dy fëmijë nën moshën 14 vjeç.

Po ashtu, vërehet se rreziku i varfërisë është më i lartë te femrat (19.4 për qind) sesa te meshkujt (18,2 për qind).

Për më tepër, raporti tërhoqi vëmendjen për faktin se mbi 26 për qind e popullsisë ose afërsisht 2,72 milionë qytetarë janë në rrezik të përjashtimit social.

TRT Balkan / agjencitë