Shqipëria, edhe pse nuk është pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile (MMC) të BE-së, ajo gjatë muajit korrik ka pranuar ndihmë për shuarjen e zjarreve. Sipas zyrës së BE-së në Tiranë, kjo ka ndodhur kur Greqia ka dërguar në Shqipëri avionë zjarrfikës.
Përveç këtij rasti sipas zyrës së BE-së, në Tiranë, ky Mekanizëm gjatë muajit korrik është aktivizuar edhe në tre raste tjera.
“Zjarrfikës nga Spanja dhe Italia në Portugali, nga Greqia në Francë, nga Austria, Sllovakia, Kroacia, Rumania dhe Serbia në Slloveni”, thonë nga zyra e BE-së në Tiranë.
Sipas tyre, disa nga këta aeroplanë janë pjesë e flotës së përbashkët të zjarrfikësve të BE-së të quajtur rescEU.
Në qershor të këtij viti Shqipëria aplikoi për anëtarësimin në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, në mbledhjen e fundit Qeveria e Shqipërisë e miratoi në parim marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.
RescEU veproi në Kras
Për shkak të zjarreve në rajonin e Krasit, Sllovenia javën e kaluar kërkoi ndihmë përmes sistemit rescEu në kuadër të Mekanizmit Mbrojtës Civil të BE-së.
Të shtunën e kaluar në shuarjen e këtij zjarri intervnuar 13 helikopterë dhe avionë nga Sllovenia, Kroacia, Serbia, Austria, Hungaria dhe Italia.
Kroacia javën e kaluar drejt Sllovenisë për katër ditë me radhë i dërgoi avionët për shuarjen e zjarreve kanader, si dhe ndihmë me helikopterë.
Zjarri në Slloveni e shkrumboi një hapësirë prej 3.500 hektarë. Pjesa dërmuese e shtetasve të Sllovenisë vlerësojnë se shteti duhet t’i përforcon kapacitet për shuarjen e zjarreve nga ajri, me qëllim të mos varen gna solidariteti në kuadër të BE-së.
Si funksionon rescEU?
Instrumenti rescEU, i cili disponon me rezerva të resurve evropiane, përfshinë skuadra të avionëve dhe helikopterëve për shuarjen e zjarreve, si dhe pajisje mjekësore dhe makina terreni në rast të krizës shëndetësore. Në sezonin e ri të zjarreve në Evropë, Komisioni Evropian e financon skuadrën për shuarjen e zjarreve të rescEU-s.
Këtë vit në dispozicion të rescEU janë nga dy avionë kundër zjarrit nga Kroacia, Franca, Greqia, Italia, Spanja, si dhe një helikopter nga Greqia.
Komisioni së bashku me këto gjashtë anëtar të BE-së vendos për shpërndarjen e avionëve dhe helikopterëve në shtetet anëtare të BE-së, të cilat kërkojnë ndihmë për shuarjen e zjarreve, thuhet në faqen zyrtare të KE-së.
Ndryshe, rescEU është nënprogram i Mekanizmit Mbrojtës Civil të BE-së, të cilin KE-ja e ndërtoi në nëntor të vitit 2001, duke synuar rritjen e gatishmërisë për t’ju përgjigjur krizave dhe katastrofave.
Në kuadër të këtij Mekanizmi Mbrojtës Civil të BE-së, përveç 27 shtetet anëtare marrin pjesë edhe gjashtë shtete tjera – Islanda, Norvegjia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Türkiye. Prej themelit të saj e deri më tani ky mekanizëm është aktivizuar më shumë se 600 herë.
Ndihmën e këtij mekanizmi mund t’a kërkoj çdo vend në Evropë dhe më gjerë kur do t’i tejkalon kapacitet kombëtare si përgjigje për katastrofat natyrore, krizat shëndetësore apo përplasjet.
“Komisioni ka rol kyç në koordinimin e përgjigjeve ndaj katastrofave në Evropë dhe më gjerë, për shkak se kontribuon me më së paku 75 për qind të harxhimeve gjatë shpërndarjes së transportit apo harxhimeve operative”, thuhet në ueb faqet zyrtare të KE-së.
Pasi që një shtet i prekur nga katastrofat do të parashtron kërkesë deri te Mekanizmi Mbrojtës Civil i BE-së, radhën e ka Qendra për Koordinim të Rasteve Urgjente, e cila e koordinon dërgimin e ndihmave të duhura për shtetin.
Vitin e kaluar ndihmë kërkuan 84 shtete dhe një organizatë ndërkombëtare – UNICEF. Nga gjithsej 114 aksione, 36 ishin në kuadër të BE-së, 78 jashtë saj, thonë të dhënat e Këshillit të BE-së.
Atëherë Belgjika e aktivizoi mekanizmin për shkak të vërshimeve, Haiti për shkak të tërmeteve dhe uraganëve, ndërsa Austria, vendet e mesdheut dhe ato të Ballkanit Perëndimor, për arsye të zjarreve në pyje.