Sa paguhen udhëheqësit e kryeqyteteve të rajonit?

Sa paguhen udhëheqësit e kryeqyteteve të rajonit?

Dallimi ndërmjet të parit dhe të fundit është dy herë më shumë.
Sa paguhen udhëheqësit e kryeqyteteve të rajonit?    /  Foto: TRT BALKAN

Nuk kanë mbetur as një muaj i plotë nga zgjedhjet lokale në Shqipëri, të cilat pritet të mbahen më 14 maj.

Si çdo cikël zgjedhor, edhe kësaj radhe beteja kryesore pritet të zhvillohet në kryeqytet, gjegjësisht në Tiranë.

Kryetari aktual i qytetit të Tiranës, Erion Veliaj, me rikandidimin e tij, synon mandatin e 3-të me radhë.

Në prag të këtyre zgjedhjeve, TRT Balkan ju njofton lidhur me pagat mujore të kryetarëve të kryeqyteteve nga të gjitha vendet e rajonit.

Erion Veliaj është kryetari me pagën më mesatare nga krerët e tjerë të kryeqyteteve në rajon. Ai merr pagë mujore prej 1.555 eurosh.

Paga e të parit të Tiranës nuk dallon shumë nga paga e kreut të Prishtinës, Përparim Rama, i cili për punën e tij paguhet 20 euro më shumë, ose 1.575 euro.

I pari i Beogradit më së paku

Nga të gjithë kryetarët e kryeqyteteve të rajonit, më së paku paguhet njeriu i parë i Beogradit, Aleksandar Shapiq, me 1.399 euro.

Dallimi ndërmjejt pagës së tij dhe kolegut nga kryeqyteti i Sllovenisë, Lublanës, Zoran Jankoviq, është dy herë më shumë, i cili merr pagë prej 2.696 euro, dhe kreut të kryeqytetit të Kroacisë, Zagrebit, Tomislav Tomosheviq, që për një muaj paguhet 2.318 euro.

Kryetarja e Shkupit më së shumti

Ndër 6 vendet e Ballkanit, kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, është në krye të listës sa i përket pagës mujore. Ajo për punën e saj paguhet 2.036 euro, duke lënë pas edhe kryetaren e Sarajevës së Bosnjë e Hercegovinës, Benjamina Kariq, që paguhet 1.510 euro në muaj dhe atë të Podgoricës, Olivera Injac, e cila merr 1.562 euro.

Rekorderët e pagave

Rekordi absolut për sa u përket të ardhurave në vendet e ish-RSFJ-së është kryetari i komunës së Bijeljinës, Ljubisha Petroviq, paga mujore e të cilit është 3.305 euro. Pas tij vjen kryetari më i paguar në Kroaci, njeriu i parë i Zarës, Branko Dukiq, i cili fiton 3.026 euro në muaj, ndërsa të ardhurat e kryetarëve të tjerë të qyteteve më të mëdha në rajon janë nën 3.000 euro.

TRT Balkan