Standardi i lartë i cilësisë së plazheve është ndër preferencat e aventurierëve të pushimit veror. Një standard të këtij niveli nuk e gjenim dot në asnjë nga bregdetet e Shqipërisë përgjatë sezoneve të kaluara verore.
Mirëpo, nga ky vit Plazhi i Pallasit arriti të certifikohet me flamurin e kaltër, që është tregues i plazheve më të pastra në hartën globale të “Blue Flag”.
Në një kohë kur Shqipëria i ka kthyer sytë nga turizmi më shumë se asnjëherë, certifikimi i plazhit të parë me flamur të kaltër është ftesa më e mirë për një sezon veror.
Sipas Eni Metaj përfaqësueses së Blue Flag në Shqipëri, kjo certifikatë vjen pas një procesi të gjatë në plotësimin e disa kritereve rigoroze mjedisore, edukuese, lidhur me sigurinë dhe qasjen në plazhe.
Ulqini përbën ¼ e plazheve me flamurt të kaltër të Malit të Zi
Ndër qytetet që më së shumti e përfaqësojnë Malin e Zi sa u përket plazheve me cilësi të lartë janë nga qyteti i Ulqinit.
Sipas Fondacionit për Edukim Mjedisor me seli në Kopenhagë të Danimarkës, në Mal të Zi janë regjistruar gjithesj 40 plazhe bregdetare turistike të certifikuara me flamurin e kaltër.
Nga këto ¼ gjenden në qytetin e Ulqinit.
Plazhet më të njohura me flamur të kaltërt në Ulqin janë: Copacabana, Evropa Beach, Mc Beach, Miami, Safari dhe Tropicana.
Kroacia më së shumti në rajon
Kroacia, e cila laget nga ujërat e detit Adriatik, është destinacioni ideal për ata që duan të kalojnë disa ditë pushimesh në një vend përrallash.
Nëse ka një gjë që nuk mungon në Kroaci, janë plazhet. Të çdo lloji dhe për çdo nevojë. Vështirësia e vetme mbetet zgjedhja, duke pasur në konsideratë se ka gjithsej 69 plazhe bregdetare të vlerësuara me flamurin e kaltër për sigurinë dhe shërbimin që ofrojnë.
Zlatni Rat është plazhi më i famshëm (i njohur edhe si “Plazhi i Bririt të Artë”), ndërsa plazhet Stiniva, Sakarun, Punta Rata dhe Bijeca të Kroacisë janë gjithashtu destinacione me flamur të kaltërt që lënë për tu dëshiruar.
Ndryshe, vendet që më së shumti disponojnë plazha me flamur të kaltër në botë janë Spanja 629, Greqia 617 dhe Türkiye 551.
Kriteret për të fituar flamur të kaltër?
Për t'u certifikuar një plazh me flamur të kaltër duhet të përmbushen 33 kritere, të panegociueshme, të cilat ndahen në katër kategori kryesore që kanë të bëjnë me Edukimin dhe Informacionin Mjedisor, me Cilësinë e Ujit, Menaxhimin mjedisor dhe Sigurinë e Shërbimet.
Nëse një plazh që ka certifikimin e Flamurit të Kaltër nuk përmbush kriteret, flamuri mund të tërhiqet përgjithmonë ose përkohësisht nga plazhi.