Samiti në Tiranë, Rama: Plani i rritjes i BE-së, inkurajues për ne /        Foto: Edi Rama/Facebook / Photo: AA

Në Tiranë po mbahet samiti samiti BE-Ballkani Perëndimor mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në fjalën e tij në këtë samit deklaroi se vendet duhet të angazhohen plotësisht që të përfitojnë nga plani i rritjes i BE-së.

“Nuk mund të isha më falënderues se kaq ndaj Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, Komisarit tonë Oliver Varhelyi, dhe shefit të DG Near Gert Koopman për gatishmërinë e tyre për të dëgjuar shqetësimet tona, argumentet dhe idetë lidhur me arsyen se pse BE-ja duhet të gjejë rrugë të reja për të na ndihmuar në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit të plotë”, tha Rama.

Sipas kryeministrit shqiptar, Rama, “plani i rritjes i BE-së në vetvete është një rezultat vërtet inkurajues, i një shkëmbimi të sinqertë dhe të hapur pikëpamjesh”.

“Për mua është shumë e qartë se mundësia e re që përfaqëson ky plan, që është jashtë kornizave, është jo vetëm njohje nga ana e BE-së e përpjekjeve tona prej një dekade për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët kundër erërave të egra të së shkuarës, por po kështu edhe na sfidon për të dëshmuar gatishmërinë tonë për fatin e përbashkët evropian”, theksoi Rama.

“Mundësitë mund të merren ose mund të humben. Ne duhet të angazhohemi plotësisht pa asnjë rezervë, pa asnjë hezitim, pa asnjë kufizim ose shtrëngime që të përfitojmë nga kjo mundësi”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

📍Tiranë - Samiti i Ballkanit Perëndimor me BE mbi Planin e Ri të Rritjes🤝

Posted by Edi Rama on Thursday, February 29, 2024

Samiti BE-Ballkani Perëndimor me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian ka mbledhur në Tiranë liderët e rajonit të cilët po shkëmbejnë pikëpamje mbi të ardhmen evropiane të rajonit.

TRT Balkan / agjencitë