Sarajeva, kryeqyteti i Bosnjës e Hercegovinës, është sërish në krye të listës së qyteteve botërore me ajrin më të ndotur në, thotë renditja e fundit portalit "IQAir".
Sarajeva aktualisht është e katërta në listën e qyteteve më të ndotura dhe cilësia e ajrit në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës vlerësohet si "shumë e pashëndetshme", me një indeks cilësie prej 226.
Në krye të listës është Nju Delhi (Indi), indeksi i cilësisë së të cilit është 321, Kolkata me 250 ndërsa i dyti është Dhaka (Bangladesh) me një indeks prej 240.
“IQAir” zviceran ka më shumë se 10.000 stacione matës në mbarë botën dhe tregon cilësinë e ajrit në mbarë botën. Në mesin e 20 qyteteve në të ndotura në botë gjenden edhe Sofja, Shkupi dhe Beogradi.
TRT Balkan / agjencitë