Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Türkiyes (TBMM), Mustafa Şentop, në kuadër të vizitës së tij dyditore në Maqedoninë e Veriut është takuar me homologun e tij Talat Xhaferi. Şentop dhe delegacioni shoqërues u pritën nga Xhaferi në Kuvend. Takimi mes delegacioneve u mbajt i mbyllur për media.
Delegacionin turk në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup e priti nënkryetari i Kuvendi të Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili, dhe ambasadori turk në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkok.
Në kuadër të vizitës dyditore në Shkup, kryeparlamentari turk do të takohet edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.
Ai po ashtu pritet të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Gjuhës Turke në Maqedoninë e Veriut.
Ndryshe, Şentop është planifukuar të jetë present edhe në hapjen zyrtare të kampusit të "International Maarif Schools" në Shkup.