Shaip Kamberi ia dorëzon kërkesat presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Zbatim të marrëveshjeve për Luginën e Preshevës, ndryshim të ligjeve për minoritetet dhe fond për zhvillim ishin kërkesat që, sot, në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës iu dorëzuan Presidentit të Republikës së Serbisë, njoftoi përmes Facebook-ut, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
“Nuk është prioritet i joni pjesëmarrja në qeveri, por, përfshirja në institucionet publike dhe shtetërore në nivel lokal dhe rajonal. Ndërprerja dhe hetimi i pasivizimit, fondi zhvillimor për Luginën, ndryshimi i Ligjit për flamurin ishin disa nga pikat që potencuam në takimin e sotëm, shkruan Kamberi.
Sipas tij pjesëmarrja në qeveri, derisa nuk janë të përshirë në nivel lokal e regjional, është koncept politik që nuk është prioritet i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.

Ndryshe, Kamberi u zgjodh deputet pas pesë persëritjeve të procesit zgjedhor në Tërnoc të Madh.

TRT Balkan