Me rastin e shënimit të 24-vjetorit të themelimit të Policisë së Republikës së Kosovës, para qytetarëve janë ekspozuar njësitet policore të këtij institucioni.
Në sheshin “Ibrahim Rugova” dhe sheshin “Skenderbeu” në kryeqytetin Prishtinë dhjetëra njësi nga Policia e Kosovës u radhitën duke shpalosur pjesë përbërëse të tyre për qytetarët e interesuar.
Autoblinda, vetura policore, dronë, armë të rënda dhe të lehta, njësiti i qenve, si dhe pjesëtarë të njësiteve të ndryshme policore do të qëndrojnë për disa orë në shesh.
Në stacionet policore të Policisë së Kosovës, sikurse çdo 6 shtator do të aplikohet “Porta e hapur” ku qytetarët e interesuar mund të vizitojnë stacionet policore.
Pasdite, në një hotel të Prishtinës do të mbahet ceremoni zyrtare, ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare.