Duke nisur nga sot, për tri ditë në Kosovë shënohet 26-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më 5, 6 dhe 7 mars në vitin 1998 është zhvilluar njëra ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së kundër agresionit ushtarak të ish-Jugosllavisë.
Forca të shumta serbe sulmuan familjen e komandantit legjendar Adem Jashari, dhe, pas një rezistence të fortë, në Prekaz u vranë 55 persona ku më shumë se 20 prej tyre ishin fëmijë dhe gra.
Ndër të rënët ishin komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari, vëllai i tij Hamëz Jashari, si dhe babai i tyre Shaban Jashari. Sakrifica e familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari në Kosovë vlerësohet si kthesë e madhe që i dha zgjidhje çështjes së Kosovës.
TRT Balkan / agjencitë