Shërbimi ushtarak, plan dhe dëshirë e Ballkanit.     /Foto: TRT Balkan

Kthimi i detyrueshëm i shërbimit ushtarak është shndërruar në plan për qeveritë e vendeve të Ballkanit.

Ideja për aktivizimin e këtij detyrimi vjen mes zhvillimeve të fundit gjeopolitike në botë, sidomos pas pushtimit luftës të Ukrainës, ndërsa nga shumë vende arsyetohet “me qëllim të rritjes së aftësive mbrojtëse”.

Por, deri në këtë moment kjo mbetet vetëm në suaza të propozimeve e debateve dhe jo ndonjë hap konkret.

Së fundmi kjo temë u aktivizua edhe në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Kroacia paralajmëroi se nga 1 janari rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak i cili do të zgjasë dy muaj. TRT Balkan në vazhdim ju sjell të dhënat për zhvillmet e fundit në rajon rreth temës së rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe kur kjo masë u largua shfuqizua nga ushtritë e rajonit.

Debat për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Maqedoni të Veriut

Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova, si komandant suprem i Forcave të Armatosura, deklaroi se duhet të hapet debat për kthimin e shërbimit ushtarak në baza vullnetare.

Presidentja tha se të rinjëve duhet t’u mundësohet pasi ka nga ato që edhe duan të kryejnë.

“Disa nga të rinjtë kanë dëshirën që një ditë të jenë pjesë jo vetëm e një ushtrie profesioniste, por vullnetarisht në forcat e armatosura, ndoshta duhet të flasim për këtë. Pavarësisht se cili do të ishte vendimi pas diskutimit, ajo që pamë na jep një ndjenjë sigurie”, tha Davkova duke shtuar se është e nevojshme të mendohet në këtë drejtim, të inicohet një diskutim, të dëgjohen edhe ekspertët për këtë çështje.

Si shtet Maqedonia e Veriut vendimin për të shfuqizuar detyrimin e shërbimit ushtarak në vitin 2006.

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak të detyruar

Në vitin 2008, Kroacia pezulloi përkohësisht shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe që atëherë ai ka shërbyer vetëm vullnetarisht. Megjithatë, pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe situatës gjithnjë e më serioze ushtarako-politike, Kroacia filloi të konsideronte rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, njoftoi se shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të fillojë më 1 janar të vitit të ardhshëm dhe do të zgjasë dy muaj.

“Ai do të zgjasë dy muaj, do të nisë më 1 janar 2025 dhe ne vazhdojmë të bëjmë gjithçka kemi komunikuar me publikun. Rritëm pagat e ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve, të drejtat e tyre materiale jo vetëm nëpërmjet të ardhurave personale, por edhe përmes pagave ditore dhe gjithçkaje që ata kanë të drejtë”, tha ditë më parë ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq për RTL.

Shërbimi ushtarak, plan dhe dëshirë e Ballkanit. TRT Balkan

Kosova me “Mbrojtje gjithëpërfshirëse”

Në Kosovë, shërbimi ushtarak u paralajmërua vite më parë me ardhjen në pushtet të kryeministrit Albin Kurti.

Ministria e Mbrotjes e Kosovës në shkurt të këtij viti njoftoi për përgatitjen e një koncepti “Mbrojtje gjithëpërfshirëse” me të cilin koncept do përfshihet ideja që secilit qytetar t’i jepet rol në aspektin e mbrojtjes, sigurisë dhe emergjencave civile, por pa saktësuar nëse këtu përfshihet edhe shërbimi i detyrueshëm ushtarak.

Shërbimi ushtarak temë që prek dhe Kuvendin e Shqipërisë

Larg kësaj teme nuk mbeti as Shqipëria. Rishikimi i ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak u diskutua në Komisionin e Sigurisë në Kuvendin shqiptar muaj më parë.

‘’Të kemi një brez të përgatitur, ata që do të ngelin, qoftë edhe me pagesë’’, tha deputeti shqiptar Asllan Dogjani.

Rregullat për rikthimin nën armë për rezervistët u shqyrtua gjithashtu gjatë në Komisionin e Sigurisë në Kuvendin shqiptar.

Serbia

Edhe në Serbi, më 4 janar Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura nisi një iniciativë dhe i propozoi presidentit Aleksandar Vuçiq rikthimin e detyrimit për të shërbyer në ushtri deri në katër muaj.

Siç thuhej në njoftim, kjo është bërë me qëllim të rritjes së aftësive mbrojtëse të forcave të armatosura të Serbisë, përmes ripërtëritjes dhe përmirësimit të plotësimit dhe trajnimit të forcave aktive dhe rezervë.

“Propozimi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë vjen pas një shqyrtimi të detajuar të situatës së përgjithshme të sigurisë dhe sfidave bashkëkohore me të cilat ballafaqohet Republika e Serbisë si një vend ushtarakisht neutral, i cili imponoi nevojën e përshtatjes së modelit të rekrutimit të Forcave të Armatosura të Serbisë, të cilat do të mundësonin forcimin e potencialit të përgjithshëm rekrutimi dhe trajnimin e një numri më të madh të qytetarëve për mbrojtjen e vendit tonë”, thuhej në kumtesën e publikuar në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.

TRT Balkan