Shkup, mbahet paneli "Historia e Shkencës në Islam”      / Foto: AA

Në Shkup është mbajtur një panel i titulluar "Historia e Shkencës në Islam: prof. dr. Fuat Sezgin”.

Paneli u organizua nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në bashkëpunim me Fondacionin e Studimeve të Historisë së Shkencave Islame prof. dr. Fuat Sezgin dhe Universitetin Kırıkkale.

Në panel me prezantim u paraqitën anëtari i bordit drejtues të Fondacionit të Studimeve të Historisë së Shkencave Islame prof. dr. Fuat Sezgin, Necmeddin Bilal Erdoğan, kreu i bordit drejtues të Fondacionit, Mecit Çetinkaya dhe Rektori i Universitetit Kırıkkale, prof. dr. Ersan Aslan, mbi jetën dhe veprën e akademikut të ndjerë prof. dr. Fuat Sezgin.

Një fjalim rasti mbajti edhe Rektori i IBU-së, prof. dr. Lütfi Sunar, si nikoqir i ngjarjes.

Në panel gjithashtu morën pjesë ambasadori turk në vend, Hasan Mehmet Sekizkök, përfaqësues të institucioneve turke në vend, akademikë, studentë dhe të ftuar të tjerë.

AA