Shkupi fitoi titullin e qytetit më të mirë evropian për nomadët digjitalë, i ndjekur nga Sarajeva dhe Kishinau, sipas revistës britanike Time Out.
Pandemia kishte ndikim të përhershëm mbi mënyrën se si njerëzit udhëtojnë dhe punojnë, dhe kohën e fundit kjo është bërë mënyrë e jetesës për shumë njerëz.
Lista e vendeve që ofrojnë viza qëndrimi po rritet, por secili ka kërkesa të ndryshme.
Duke analizuar kushte të ndryshme, kompania kreditore “Norton Finance” nga Britania e Madhe realizoi anketë mbi kryeqytetet evropiane më të lira për jetën e “emigrantëve digjitalë”.
Transporti publik është gjithashtu një nga arsyet pse Shkupi është kaq i përshtatshëm për një jetë komode, sepse bileta mujore për transport në qytet, p.sh. është tetë herë më e lirë se ajo në Londër.
Në vendin e dytë është Sarajeva, kryeqyteti i Bosnjës e Hercegovinës, ndërsa i treti është Kishinjevi në Molldavi.
Pastaj vijnë Sofja e Bullgarisë, Bukureshiti i Rumanisë, Beogradi i Serbisë, Budapesti i Hungarisë, Varshava e Polonisë, Vilnusi i Lituanisë dhe Riga e Letonisë.
Ekspertët e kompanisë vlerësuan dhe renditën vendet bazuar në koston mesatare të strehimit, qirasë, shërbimeve, transportit, ushqimit, palestrave, internetit dhe kostos së fluturimeve të kthimit nga Britania.