Shpallen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut / Foto: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut / FB

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitrevski, nënshkroi sot zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 maj, të cilat kësaj radhe do të jenë të rregullta. Nëse do të ketë një raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ato do të përkojnë me zgjedhjet parlamentare dhe do të mbahen më 8 maj.

Kryeparlamentari Mitrevski tha se pret që autoritetet të tregojnë pjekuri demokratike dhe të organizojnë zgjedhje të ndershme dhe të lira.

“Sot, në përputhje me përgjegjësinë kushtetuese dhe detyrimet kushtetuese e nënshkrova dekretin për shpalljen e zgjedhjeve për president të shtetit dhe për deputetë në Kuvend. Rrethi i parë i zgjedhjeve të shtata presidenciale do të mbahen më 24 prill 2024, kurse rrethi i dytë i zgjedhjes së presidentit do të mbahet më zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare më 8 maj”, tha kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitrevski.

Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve, sipas Kodit Zgjedhor, i dërgohen Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KShZ), i cili do të miratojë afate me të cilat do të fillojnë veprimet zgjedhore.

Sipas marrëveshjes politike të të ashtuqautjurës “Marrëveshja e Përzhinos”, e arritur në qershor të vitit 2015 për zgjidhjen e krizës së atëhershme politike në Maqedoninë e Veriut, zgjedhjet i organizon qeveria teknike e cila më 28 janar të këtij viti, 100 ditë para zgjedhjeve, u votua qeveria teknike kryetar i së cilës është Talat Xhaferi.

TRT Balkan