“Shqipëria si vend tranzit luan një rol të rëndësishëm për t’ua prerë rrugën flukseve migratore nga Afrika dhe Lindja e Mesme dhe kontribuon aktivisht në sigurinë e vetë kufijve të BE-së”, tha ministri Çuçi në takimin e kreun e FRONTEX-it, Hans Leijtens.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Bledi Çuçi dje zhvilloi takim me kreun e FRONTEX-in, Hans Leijtens, me të cilin nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë Europiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare dhe Ministrisë së Brendshme mbi Mekanizmat e Ankesave për veprimet e kryera nga anëtarët e ekipeve të këtij misioni në vendin tonë.
“Menaxhimi i kufirit dhe respektimi i të drejtave të njeriut nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Ne jemi maksimalisht të vendosur të garantojmë respektimin e plotë të të drejtave të njeriut”, u shpreh Çuçi për marrëveshjen.
Ai shtoi se FRONTEX-i është një histori suksesi në vendin tonë.
“Shqipëria si vend tranzit luan një rol të rëndësishëm për t’ua prerë rrugën flukseve migratore nga Afrika dhe Lindja e Mesme dhe kontribuon aktivisht në sigurinë e vetë kufijve të BE-së”, tha ministri Çuçi.
Mekanizmi i Ankesave i Agjencisë do të trajtojë ankesat e paraqitura kundër shkeljes së pretenduar të të drejtave themelore të kryera nga anëtarët e ekipeve policore gjatë operacioneve në zonat kufitare për parandalimin e flukseve migratore dhe goditjen e krimit ndërkufitar.