Me rastin e 5 Dhjetorit, në qytetin e Shkodrës është organizuar aktiviteti “Kafeja turke për hatrin 40-vjeçar”, në kujdesin e Instituti “Yunus Emre” - Shkodër.
Në aktivitet ishin të pranishëm drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oğuzhan Sakoğlu, përfaqësues të tjerë të institucioneve turke në Shqipëri, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe të organizatave të ndryshme.
Për disa orë qytetarëve shkodranë dhe të ftuarve në aktivitet iu është shërbyer në ambientet e institutit kafe turke dhe gosti të tjera tradicionale turke.
Kjo ditë gjithashtu është shënuar edhe në Institutin Yunus Emre në Prishtinë.
Në kohën e pauzës së punës, e cila për shumicën e punëtorëve mbahet në drekë, në ndërtesën e këtij instituti në lagjen “Pejton” të Prishtinës, u shtrua një tavolinë me llokume dhe kafe për qytetarët.
Kafeja turke, e cila është bërë e famshme në botë për shijen e saj unike, aromën dhe shkumën e bollshme, tërheq vëmendjen edhe me mënyrën e përgatitjes dhe paraqitjen e saj. Kafeja turke u përfshi në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Organizatës së OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) më 5 dhjetor 2013.
Që nga kjo datë, 5 dhjetori çdo vit festohet si "Dita Botërore e Kafesë Turke" me qëllimin për të mbrojtur kulturën dhe traditën e kafesë turke.