Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut  një hap afër BE-së     Foto:ATA

Republika e Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Të qeveritë sot në Bruksel i zhvilluan konferencat e para ndërqeveritare në Bruksel. Maqedonia e Veriut statusin e vendit kandidat e fitoi në vitin 2004, ndërsa Shqipëria në vitin 2014. Von der Leyen: Moment historik Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka cilësuar këtë si moment historik dhe sipas saj, të dy shtetet kanë punuar palodhur drejt integrimit.
“Keni treguar këmbëngulje, keni patur besim tek procesi drejt BE-së, keni zbatuar shtetin ligjor, keni median e lirë, keni një shoqëri civile të gjallë dhe keni bërë shumë reforma dhe keni modernizuar ekonominë tuaj. Ju keni bërë të gjitha këto ndryshime jo vetëm aty ku janë të detyrueshme për rrugën drejt BE-së por për të gjitha sepse këto janë të mira për vendin tuaj dhe këto reforma tashmë po japin një cilësi më të mirë jetese”, ka thënë ajo. Rama: BE-aj është misioni dhe fati ynë Bashkimi Evropian është ëndrra jonë, sfida ynë, misioni dhe fati ynë. Për shekuj është dashur të jetojmë nën perandori dhe regjime të cilat nuk i kemi zgjedhur. Këtë herë është ndryshe, Evropa është e para herë që për ne të gjithë të kishim një zgjedhje të lirë, dhe zgjodhëm t’i japim gjithçka Evropës, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në konferencën ndërqeveritare me BE-n. "E bëmë sepse besojmë në këtë hapësirë lirie, paqeje dhe sigurie ku bëjnë pjesë fëmijët dhe nipërit tanë. Por, edhe pse frymëzon një mënyrë tjetër të të menduarit për përkatësinë në rajoni tonë", tha Rama dhe shtoi se Evropa me vlerat, parimet dhe standardet e saj, është ajo që bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan paqeje, prosperiteti dhe sigurie. Një Ballkan i hapur i katër lirive të BE-së, gjithashtu.
Sipas tij duke filluar nga sot bisedimet e anëtarësimit nuk e bën ëndrrën e Shqipërisë realitet, por e bën realitetin një vend më të mirë për të ndjekur ëndrrën. Kovaçevski: Kapitull i ri filloi të shkruhet Kryeministri Dimitar Kovaçevski në daljen për media pas Konferencës së parë ndërqeveritare në Bruksel, e filloi fjalimin e tij duke thënë se hapi i parë drejt së ardhmes evropiane është bërë dhe ëndrra tre dekadash e Maqedonisë së Veriut është e mundshme. Ai tha se sot është dita kur fillojmë të shkruajmë një kapitull të ri në historinë e Maqedonisë së Veriut dhe ajo është kapitull i zhvillimit të përshpejtuar, prosperitetit dhe stabilitetit të vendit.

Sipas kryeministrit, për realizimin e këtij qëllimi strategjik u morën vendime të vështira që kërkonin lidership dhe guxim, mençuri dhe përgjegjësi.

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë më meritorët për sot. Ata nuk u dorëzuan para asnjë sfide, maleve me lëshime dhe kompromise të vështira për të përmbushur ëndrrën e tyre për t’i përkitur familjes evropiane. Ne vendosëm të përballemi me të gjitha frikërat tona dhe të marrim vendime të guximshme për të ardhmen dhe të mos mbetemi peng i së kaluarës”, tha Kovaçevski. Borrell: Shqipëria e rëndësishme për BE-në Në Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka vlerësuar punën e Shqipërisë në vite në procesin e integrimit evropian.

“Duke filluar procesion e negociatave, Shqipëria do të bëhet anëtar i BE-së dhe me këtë Shqipëri- BE po merr një hap të rëndësishëm drejt plotësimit të vet. Ballkani Perëndimor është teje i rëndësishëm për BE dhe ky është një moment që kjo rëndësi po tregohet. E rëndësishme për Shqipërinë dhe të gjithë rajonin dhe për BE në tërësi”, tha ai.

Borrell shtoi se, në këtë fazë të re Shqipëria do të ketë avantazhe e mundësi për të shpejtuar reformat sa më afër BE-së duke ndërtuar mbi punën e rëndësishme që është bërë në vite e më pashme dhe duke pasuruar standardin e BE nëpërmjet këtij procesi. Petricek: Shqipëria pjesë e historisë evropiane Ministri i Jashtëm çek, Tomas Petricek deklaroi sot se Bashkimi Europian mezi pret që Shqipëria të jetë anëtare me të drejta të plota, ndërsa siguroi për mbështetje në këtë rrugëtim të Shqipërisë.

Sipas tij, procesi i zgjerimit është nxitje për vijimin e reformave ekonomike dhe për fuqinë e paqes e stabilitetit në Europë, ndërsa do të sjellë popujt me pranë.

“Vendimi për hapjen e negociatave për anëtarësim, në bazë të metodologjisë së zgjerimit të kundërfirmuar nga Këshilli Europian, në mars 2020, është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE dhe i mbështetjes pa ekuivok, që është shprehur në axhendën e Selanikut, Sofjes, Zagrebit dhe Budvës dhe e konfirmuar së fundmi nga Këshilli. Vendi juaj është pjesë e historisë europiane, trashëgimisë dhe kulturës së saj dhe ne mezi presim të intensifikojmë më tej marrëdhëniet tona, sakaq të forta. Mirëpresim vendosmërinë e Shqipërisë për reformat europiane dhe zotimin për të kryer reformat e nevojshme në mënyrë rigoroze”, tha ai.

TRT Balkan / agjencitë