Shqipëria e ka primatin e liderit sa i përket besimit të pozicioneve udhëheqëse qeveritare nga gjinia femërore në rajon.     Foto: AA

Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikë është temë e kahmotshme diskutimi nëpër panele të ndryshme, sakaq në disa vende të rajonit ka arritur efektin e saj. Po sa është prezent numri i tyre në pozitat udhëheqëse të dikastereve në eshallonin e parë dhe cilat nga shtetet kanë reflektuar më së shumti në këtë drejtim, e tregon analiza e TRT Balkan.

Nëse në pjesën dërrmuese të shteteve të Ballkanit Perëndimor, gratë e kanë të garantuar me ligj 1/3 e ulëseve në Kuvend, e njëjta nuk nënkupton edhe për përbërjen e formatit të qeverisë.

Infografikë: TRT Balkan

Shqipëria e para
Në këtë drejtim, Shqipëria e ka primatin e liderit sa i përket besimit të pozicioneve udhëheqëse qeveritare nga gjinia femërore në rajon.
Qeveria Rama II ka qenë vetëm një paraprirje e Qeverisë Rama III sa i përket numrit të grave në postet ministrore.
Nga 7 gra në qeverinë e mëparshme, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në përbërjen aktuale të qeverisë ka 85 për qind gra, ose 12 nga 14 ministri udhëhiqen prej gjinisë femërore.
Serbia thuajse 50 për qind
Duke qenë se në Serbi sapo janë mbajtur zgjedhjet dhe ende nuk është formuar qeveria e re, do t’i referohemi kabinetit të vjetër qeveritar.
Nga gjithsej 23 poste ministrore, 10 prej tyre që vazhdojnë të ushtrojnë detyrën deri në formimin e qeverisë së re janë femra.
Kosova me 26 për qind
Në qeverinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, kabinetin qeveritar e përbëjnë gjithsej 15 ministri prej të cilave 4 udhëhiqen nga gratë.
Vetëm qeveria e mëparshme e përbërë, nga Albin Kurti dhe Isa Mustafa ka numëruar 5 gra për ministre, më së shumti nga pavarësia e Kosovës.

BeH me 23 për qind

Në Bosnjë e Hercegovinë ¼ e kabinetit qeveritar përbëhet nga gratë.
Prej 17 ministrive 4 prej në krye kanë një grua.

Përfaqësim i njëjtë në Mal të Zi dhe në Maqedoni të Veriut
Mali i Zi ka 1 muaj që shkarkoi kryeministrin e vendit, Dritan Abazoviç, dhe njëjtë si Serbia ende nuk ka formuar përbërjen e re qeveritare.
Në kabinetin e vjetër qeveritar, që vazhdojnë të ushtrojnë detyrën e ministrave janë 19 për qind gra, ose 4 prej 21 ministrive, udhëhiqen nga gratë.
Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut radhitet e fundit për nga numri i ministrive të udhëhequra prej gjinisë femërore, me vetëm 3 gra nga gjithsej 16 ministri.

TRT Balkan